Nevzat Mehmet Qallaku (9.1.1968 – 9.4.1999)

Nevzat Mehmet Qallaku (9.1.1968 – 9.4.1999)

Nevzad Qallaku u lind më 9 janar të vitit 1968 në Gajre të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në Kaçanik në shkollën “Emin Duraku”, kurse të mesmen në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanikut. I vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtines, në degën e gjuhës angleze. Në vitin 1995 punësohet në shkollën e mesme në Kaçanik, mësimdhënës i gjuhës angleze. Te nxënësit, ai kultivoi tri dashuri: për atdheun, lirinë dhe diturinë.
Në fund të vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999 ishte angazhuar si përkthyes në OSBE në Kaçanik. Mirëpo, duke parë se lufta çlirimtare po merrte përmasa të mëdha, lëshon ditarin dhe më 28 shkurt të vitit 1999 i bashkohet Kompanisë së Tretë të Batalionit të Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Në Rakoc dhe në disa lagje të tjera ishin vendosur njësitet e Batalionit të Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Forcat serbe, më 9 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, ndërmorën një ofansivë ushtarake, kundër popullatës civile dhe njësiteve të UÇK-së. Forcat pushtuese, pasi rrethuan qytetin e Kaçanikut, në orën 8 filluan granatimet në drejtim të përroit të Rakocit dhe të Lagjes së Re, ku granatime të shumta u bënë edhe në pozicionet e UÇK-së. Pas granatimeve të shumta, mjetet motorike, transporterët e blinduar dhe pragat, u vunë në mbështetje të këmbësorisë.
Njësitet e Brigadës 162 “Agim Bajrami” u gjendën ndërmjet dy zjarreve. Gjatë luftimeve të ashpra në mbrojte të popullatës civile bien heroikisht Nevzat Qallaku dhe bashkëluftarët: Emsale Frangu, Fadil Çaka, Nehat Çaka, Muhamet Zeneli, Faruk Dogani, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Mukadeze Lika-Muhaxheri, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Adem Rakoci, Kjani Bela, Nexhmi Fera, Shefket Fera, Nevzat Qallaku, Kadri Trena, Abdurrahim Shehu. Nga radhët e popullatës civile ranë: Xhemajl Brodi, Izjadin Frangu, Nebi Topojani, Xheli Rexha, Hamide Rexha, Nerzike Dogani, Mine Gashi, Tefik Nallbani, Menduh Nallbani, Maksut Nallbani, Nebi Livoreka, Osman Livoreka, Bajrush Axhami, Jonuz Bajra dhe Murat Raka.
Po ashtu, u plagosën ushtarët: Rrustem Dema, Besnik Bajra e Nexhmedin Brruti, ndërsa nga popullata civile u plagosën Xhemal Sopa dhe Hazbije Nikaj-Koxha.
Trupi i dëshmorit Nevzat Qallaku u varros nga bashkëpunëtorët e armikut dhe forcat e armikut në varrin masiv në varrezat e qytetit të Kaçanikut, më 10 prill 1999, kurse më 22 shtator 1999 u organizua rivarrimi i tij dhe i dëshmorëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve të Kaçanikut. Në vendin e rënies në altarin e atdheut, Nevzatit, 18 dëshmorëve dhe 22 martirëve u është ngritur lapidari i përbashkët në Rakoc të Kaçanikut.
Familja e dëshmorit, për birin e saj dëshmor ka marrë mirënjohje nga ShP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes së QPK-së, nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe nga shoqatat e dala nga lufta të UÇK-së. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …