Fatmir Limaj: Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shihet anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime

Fatmir Limaj thotë së është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shihet anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj po vazhdon parafushatën e tij elektorale në shumë tubime e oda të ndryshme në vend, duke ndjekur elektoratin e UÇK-së. “Me kënaqësi zhvillova një bashkëbisedim të hapur me bashkëluftëtarë për sfidat të cilat e presin vendin. Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shoh anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime. Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi. Falënderoj z. Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …