Sot çlirimtarët e Kosovës nga të gjitha rrugët e tyre janë nisur të vizitojnë Reçakun, dhembjen dhe krenarinë tonë kombëtare

Sot çlirimtarët e Kosovës nga të gjitha rrugët e tyre janë nisur të vizitojnë Reçakun, dhembjen dhe krenarinë tonë kombëtare

Reçaku sot, në këtë ditë dimri zbardhet si zog feniksi, me plot dinjitet e krenari, me kujtim e mos-harrim për  më të dashurit, me besë-betimin e ruajtjes me çdo kusht dhe me çdo çmim të lirisë e pavarësisë, pa çka se kriminelët nuk janë dënuar, nuk e kanë marrë dënimin dhe nuk janë penduar për krimet, nuk kanë kërkuar falje dhe nuk do të kërkojnë kurrë, sepse ëndrra dhe aspirata e tyre për gjak, për krim, për dhunë, është pjesë e ADN-së së tyre të gjakosur, që ka masakruar jo vetëm në Kosovë po kudo, në Ballkan, në Kroaci, në Bosnje në Hercegovinë… Ëndrra e tyre është bota e tyre e pështirosur, është Sodoma e Serbia të dyja bashkë, të lidhura përjetësisht në barbari, dhunë e mizori.

Njëra ndër  datat më të paharruara  të historisë  sonë më të re, është edhe 15 janari i vitit 1999,   që shënon ditën kur në Reçak, pas përballimit së togës së Reçakut të UÇK-së, me kohortat vrastare të Sllobodan Milosheviqit, pas rënies heroike të nëntë luftëtarëve të lirisë dhe plagosjes së shumë të tjerëve, vrastarët serbë kishin  depërtuar te popullata civile, e cila nuk kishte arritur të tërhiqej me kohë dhe mbi kokat e tyre kishte filluar ploja e llahtarshme, vrasja masive, vrasja mizore, masakrimi barbar i kufomave i të gjithë atyre banorëve të fshatit,  që kishin bërë përpjekje  të iknin nga duart e barbarisë së “Mabusit” të asaj kohe.

Dhe sot, qysh në orët e mëngjesit, mijëra liridashës nga mbarë Kosova e më gjerë ishin nisur rrugëve për të Reçak, me qëllim për të përkujtuar të rënët, martirët, familjet e të afërmit e tyre, pavarësisht se është ditë me acar dimri dhe situatë e pandemisë.

Sot shkojnë në Reçak, çlirimtarët, dinjitarët por  edhe politikanët që nuk i kanë dhënë asnjë fije floku luftës për liri. Reçaku me zemrën e madhe me kujtimin e dëshmorëve e martirëve, është i hapur për të gjithë dhe mirëpret vizitorë, në kujtim të luftës, lirisë, pavarësisë por edhe brengës për fatin e çlirimtarëve të arrestuar nga Gjykata Speciale, e cila ende nuk ka dënuar asnjë masakrues serb për mizoritë e shtazarakitë, por akuzon çlirimtarët, pse iu kanë kundërvënë forcave barbare serbe dhe spiunëve të tyre shqipfolës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …