Brickos

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të Nismës bënë homazhe në Prekaz dhe janë pritur në odën e Jasharëve

Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të Nismës bënë homazhe në Prekaz dhe janë pritur në odën e Jasharëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi dhe kolegë të tjerë të partisë, ka bërë sot homazhe në Prekaz dhe është pritur në odën e Jasharëve nga Rifat Jashari. Si në çdo përvjetor të ‘Epopesë së UÇK-së’, edhe sot bëmë homazhe në Prekaz, për ta nderuar jetën dhe veprën e komandantit legjendar dhe familjes Jashari. Në këtë vend, ku ka marrë jetë liria e Kosovës, 22 vite me parë është ndarë epoka e robërisë, duke u futur në epokën e lirisë dhe për këtë është dashur sakrificë e madhe. Kryekomandanti legjendar, Adem Jashari, ishte prijës i kësaj epoke. Ai futi vendin në epokën e lirisë dhe të krenarisë e dinjitetit. Pas tij u rreshtuan me qindra mijëra shqiptarë anekënd trojeve, sikurse pas tij shkuan mijëra dëshmorë të kombit duke iu përgjigjur kushtrimit për liri. Lavdi e nderim komandantit legjendar, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …