Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

M. Termkolli: As Enver Hoxha në kohën e tij nuk do t’i referohej Amerikës me kaq poshtërim e papërgjegjësi, sikur Albin Kurti

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se partia në të cilën vepron duhet të tërhiqet urgjentisht nga qeveria. Përmes një postimi jo  ka shtruar pyetjen se ‘A është në terezi kjo qeveri?!’. “As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej Amerikës  me kaq poshtërim e papërgjegjësi sikur po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj. Tërmkolli. Ajo ka theksuar se LDK-ja duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë “Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë”, ka shkruar Tërmkolli.

Postimi i plotë i saj:

A është në terezi kjo qeveri?!

A janë në terezi këta të qeverisë apo kanë shkalluar?! As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj).

Kryeministri Kurti dhe këshilltarët e tij janë shembulli më eklatant i sjelljes së pashembullt në gjithë historinë politike të Kosovës, ndaj përfaqësuesëve më të lartë të SHBA-ve, Presidentit të saj z. Donald Trump dhe të dërguarit të tij special për të ndihmuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, z. Grenell.

Kjo papërgjegjësi aq e madhe ndaj vendit më miqësor dhe më kontribues për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, jo veç ka vënë në shkallën më të ulët raportet tona shtetërore e miqësore por ka shkelur edhe mbi normat dhe kodet më elementare të sjelljes politike ndaj një vendi siç është SHBA.

Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë.

LDK duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …