Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Jo rastësisht, u gërshetuan veprimet e NATO-s dhe të UÇK-së për t’ i sjellë lirinë Kosovës

Me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë bashkëbiseduar me studentët e RIT Kosova duke ndarë kujtimet dhe përvojat e tyre. Limaj ka theksuar se liria të cilën sot e gëzojmë nuk do të vinte pa rezistencën e armatosur nga populli në njërën anë, dhe ndihmën e aleatëve perendimor nga ana tjetër. Bombardimet e NATO-s ishin shenja e parë që vuajtja e popullit dhe ushtarëve po vjen deri te shpërblimi. Ka pasur dhe ka shumë lëvizje në botë për kauza të ndryshme, por arsye kruciale e suksesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë se levizja jonë në esencë dhe në zemër nuk ka qenë e veshur me asnjë gjë tjetër përveç lirisë.  Andaj jo rastësisht, u gërshetuan veprimet e NATO-s dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke sjellur produktin final, lirinë e Kosovës”, ka theksuar Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …