Memli Krasniqi ka mbajtur fjalë rasti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Memli Krasniqi ka mbajtur fjalë rasti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë në Bruksel ku ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalë rasti në Kongresin e jashtëzakonshëm të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) dhe hapjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Aika folur në panelin e organizuar me temën “Formësimi i së ardhmes së Evropës: autonomia strategjike, zgjerimi dhe reforma evropiane”. Gjatë këtij diskutimi, Memli Krasniqi  ka rithkesuar nevojën e rifuqizimit të besimit të ndërsjellë mes shteteve kandidate dhe BE-së, dhe propozoi që procesi i anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe i Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të shtrohet në disa faza konkrete, të prekshme dhe të vazhdueshme. Shtetet kandidate për anëtarësim në BE kanë nevojë të shohin progresin dhe rezultatet e angazhimit të tyre në rrugën e integrimit – jo të presin vetëm fundin e tërë procesit për t’u njoftuar me epilogun. Vetëm një Bashkim Evropian që përfshinë të gjithë Evropën gjeografike do të garantojë një Evropë që është në gjendje të përballojë sfidat e sigurisë me të cilat po përballet. Kosova është e gatshme të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë, si vendi më pro BE-së, e përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe parime, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri, kritikon Qeverinë e Kosovës lidhur me për përpjejen e përdorimit të veriut, për të mbuluar korrupsionin

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka ngritur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për tentativën …