Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar akuza kundër Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar akuza  kundër Qeverisë  dhe kryeministrit,  Albin Kurti. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e vet dhe se dinari nuk është dashtë të jetë  temë e Kosovës në bisedime me Serbinë. Ne duhet të interesohemi për anëtarësim në NATO. Me këto tema po e kthejmë veten mbrapa, vetëm shikoni sa goditjet i merr Kosova, sa ndëshkimet e sulmet, e ne ka qenë dashur të sulmojmë me një agjendë serioze, fitoren e krejt fitoreve për anëtarësim  në NATO. Haradinaj, tha Qeveria është dashur që menjëherë pas planit franko-gjerman të mbështetur nga Amerika të ec me agjendë përpara e jo të kthehet prapa. Kjo Qeveri është ndër qeveritë më të korruptuara në historinë e Kosovës. Kurti veç është në fundin e mandatit të vet, është çështje e dakordimeve sesi do të rrjedh procesi, do të mbahet mend për një qeveri që nuk i ka sjellë suksese Kosovës, por që ka bërë kthim mbrapa në shumë çështje serioze. Asnjëherë në historinë e qeverisjes së Kosovës nuk  ka pasur kontrata kaq të shumta njëburimore”, tha, ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

9 personave të vetëquajtur viktima të UÇK-së dhe jo viktima të Millosheviqit, u pranohet statusi nga Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka marrë vendimin që edhe nëntë persona t’i …