Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres ka kërkuar nga BE-ja që ta respektojnë ligjin ndërkombëtar në Rripin e Gazës ashtu sikur e respektojnë në Ukrainë

Në një samit të BE-së, të mbajtur  në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu lut liderëve të jenë të bashkuar dhe të fortë për t’i respektuar standardet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në ligjin ndërkombëtar. Ai ka kërkuar që ta respektojnë ligjin ndërkombëtar në Rripin e Gazës ashtu siç e respektojnë në Ukrainë, pasi qindra mijëra palestinezë janë duke u përballur me mungesë të skajshme ushqimi dhe mbase me urie absolute.

Parimi thelbësor i ligjit ndërkombëtar humanitar është mbrojtja e civilëve. Ne duhet t’i përmbahemi parimeve në Ukrainë ashti si në Gazë, pa standarde të dyfishta”, tha Guterres për gazetarë, duke qëndruar pranë presidentit të Këshillit të BE-së, Sharl Mihhel. Një agjenci humanitare e OKB-së ka paralajmëruar se “uria absolute është e pashmangshme” në veri të Gazës, Izraeli duket i vendosur për ta nisur një ofensivë tokësore në qytetin jugor, Rafah, ku shumë njerëz kanë kërkuar strehim nga luftimet.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …