Brickos

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. Ata po sulmojnë, po plaçkitin dhe po djegin fshatrat. Popullata po ikë nga një vend në tjetrin. Popullata e Drenicës Qendrore po dyndet në drejtim të Gllogocit. Në grykën e Gashit në Nekoc të zhvendosurit kanë ngritur tendat.

Nga malet e Berishës po përcjellim të gjitha luftimet në Drenicën Qendrore. Informacione nga vendi i ngjarjeve na dërgojnë Gani Koci dhe Murat Musliu. Ata, gjendjen atje po e përshkruajnë shumë të rëndë, mirëpo radhët e luftëtarëve tanë janë të forta dhe po bëjnë rezistencë titanike. Lufta tanimë ka përfshirë të gjitha fshatrat, madje edhe qytezën e Skënderajt.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se kreu ushtarak i NATO-s, ka përgatitur në detale sulmin e mundshëm kundër bazave ushtarake serbe. Nesër duhet të mblidhet edhe Senati amerikan dhe pritet që atje të flasë edhe presidenti Bill Klinton. Gjasat për intervenim ushtarak të NATO-s janë tejet evidente. Në kundër përgjigje të këtyre kërcënimeve serioze kreu qeveritar serb ka kërcënuar se në rast të sulmit, NATO-ja she shtetet perëndimore duhet të mendojnë se çfarë fati i pret  shqiptarët. Tanimë nuk është fjala se çka i pret luftëtarët e UÇK-së por shqiptarët në përgjithësi. Ky është një lajm i kobshëm. Në rast të sulmit serbët do ta tregojnë tërë monstruozitetin e tyre barbar.

Gjatë tri ditëve të fundit  tërë ekipi i Radios dhe i Agjencisë është në gjendje mobile. Punohet pandërprerë ditën e natën. Kemi  bërë plan që një pjesë të teknikës ta vendosim në një bunker te varrezat të cilin e kanë përgatitur Rizah dhe Milaim Berisha sipas porosisë së Martin Çunit. Në rast të sulmit në seli duhet të transmetojmë drejtpërdrejt.

Pasi e kemi transmetuar programin ditor, jam nisur në drejtim të Grykës.

Në Krojmir mbretëron gjendje e tendosur. Ditëve të fundit është dyfishuar numri i popullatës së zhvendosur. Një pjesë syresh janë vendosur te shkolla dhe nëpër shtëpi të fshatarëve.

Në mbrëmje kam biseduar me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Elezi më bën me dije se në Grykë ka filluar ngritja e ngadalshme e tendave. Situata në terren është tejet e tensionuar. Forcat tona janë fortifikuar nëpër bunkerë dhe po vëzhgohet çdo lëvizje e armikut. Janë marrë të gjitha masat për të rezistuar me aq sa kemi fuqi dhe municion. Po ashtu në rrugën e Zborcit, xhenierët tanë kanë minuar  disa vende nga ku mendohet se mund të depërtojnë forcat armike.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Vazhdimisht po na përcjellë një mot i lig me të reshura shiu dhe me ndërrime …