Fatmir Limaj

Fatmir Limaj me shumicë votash është rizgjedhur kryetar i Nismës Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor me ç’rast me shumicë votash Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i kësaj partie. Me këtë rast Fatmir Limaj ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë që ai sërish të jetë në krye të partisë. “Ju falënderoje për besimin që ma dhatë dhe që unë ju dhashë që ta drejtojmë partinë me detyrat dhe angazhimet që na presin. Lus Zotin që dëshirat dhe objektivat që i kemi t’i realizojmë me punë dhe me angazhim”, ka thënë Limaj. Poashtu kryetari i rizgjedhur i Nismës, tha se kjo parti do të vazhdojë që të promovojë politikat sociale dhe demokracinë në vend.  “Nisma do të vazhdojë që të promovojë politikën sociale dhe demokracinë në Kosovë. Do të promovojë dhe Avancojë të drejtat e qytetarëve pa dallim feje dhe etnie. Do të mbështesim kategoritë që më së shumti kanë nevojë për zërin socialdemokrat”, ka thënë më tutje ai. Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …