Fatmir Limaj: Në Kuvend dhe Qeveri duhet të ketë zë të çlirimtarëve e jo të atyre që kanë dilema për gjenocidin serb në Kosovë

Fatmir Limaj: Në Kuvend duhet të ketë zë të çlirimtarëve e jo të atyre që kanë dilema për gjenocidin serb në Kosovë

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka paralajmëruar sot padi ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Ai para simpatizantëve të partisë nga Lipjani dhe Shtimja, tha se ky do të jetë qëndrimi i parë i Nismës në legjislaturën e tetë në Kuvendin e Kosovës. Limaj duke drejtuar akuza ndaj oponentëve të tij politikë tha se në Kuvend dhe Qeveri duhet të ketë zë të çlirimtarëve, e jo të atyre, siç tha që kanë dilema për gjenocidin serb në Kosovë. Krahas kësaj, Limaj në ditën e tretë të fushatës, tha se Kosova ka nevojë për qeverisje me përvojë dhe pjekuri politike. Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Limaj tha se në Kuvend duhet të ketë njerëz që njohin gjuhën diplomatike. Gjatë këtij tubimi partiak u prezantuan edhe kandidatët e Nismës për deputet nga qyteti i Lipjanit dhe Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …