Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Nisma-AKR-PD kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e 6 Tetorit

Kryetari i Nismë Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e sotme. “Unë dua t’i falënderoj të gjithë votuesit e Kosovës, në mënyrë të veçantë votuesit që kanë zgjedhur dhe i kanë  besuar Nismës Socialdemokrate dhe koalicionin tonë. Unë mund t’iu them gjithë anëtarëve dhe strukturave, gjithë njerëzve të Kosovës që Nisma ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Ne tash i kemi shtatë deputetë dhe po luftojmë për deputetin e tetë në bazë të të gjitha informacioneve që kemi nga terreni. Kërkesa dhe mesazhi ynë për të gjithë komisionarët dhe strukturat tona është që të vazhdojnë dhe të përcjellin e të kryejnë detyrën, duke numëruar votë për votë për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …