Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka përgjigjur nga Malisheva, kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj: Po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se po punohet në terren për përgatitjen e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti. Ai paralajmëroi se rezultatet e këtij fronti do të shihen së shpejti. Me plotë njerëz jemi duke biseduar lidhur me këtë nismë, u shpreh Limaj. Dëshira ime  është ta ndërtojmë një front të përbashkët me të gjithë, pasi Shteti nuk është lojë futbolli.  Limaj konsideron se Qeveria-Kurti është duke e shkatërruar vendin. Duke folur për Asociacionin kryetari i Nismës ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po përpiqet që draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, t’ia lë në përgjegjësi Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …