Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria-Kurti me rastin e festave të fund-vitit ndanë lëmoshë në shumën nga 100 euro për fëmijët dhe pleqtë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për shtesat e njëhershme prej 100 euro për fëmijët dhe pensionsitët, në mbledhjen elektronike që ka zhvilluar mbrëmë. Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej gjashtëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e katër mijë euro. Shtesat për lehona dhe shtesat për fëmijë. Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale të Pakos për Ringjallje Ekonomike”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti. Shumat përkatëse për secilin nën-program sipas kësaj pike precizohen dhe shpërndahen nëpër këto nën-programe sipas përllogaritjes së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet tutje në vendim. Ndarja e përvitshme e lëmoshave ka për qëllim përfitimin e elektoratit, por në esencë  është njëlloj “iskati” apo “zejkati” sikur praktikohet nga  besimtarët islamë, madje si detyrim ndaj të varfërve. Kjo nuk ka asnjë të keqe, por nuk e zgjidh dot asnjë problem social të qytetarëve të varfër të Kosovës me lëmoshën  100 euro në vit.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …