Weber: Serbia është shumë afër anëtarësimit në BE, por nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Brukselit

Bodo Weber, u shprehur skeptik për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Beogradi zyrtar po luan me këtë proces

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, dhe eksperti i njohur për Ballkanin,  Bodo Weber, është shprehur skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.  Ai ka theksuar  me këtë rast ka shfaqur dyshimet e tij sa i përket progresit në dialog, pasi me të drejtë konsideron se  kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po luan dhe nuk është i interesuar të respektojë marrëveshjet. Për çdo gjë, presidenti i Serbisë fajëson Kosovën se nuk është e interesuar për dialog, prandaj jam shumë skeptik për të ardhmen e këtij procesi. Ai madje i rezistoi edhe presioneve të Perëndimit duke mos i vënë sanksione Rusisë. Eksperti Weber po ashtu ka komentuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Serbi më 17 dhjetor, duke thënë se ato e dëshmuan qartë se atje bëhet fjalë për një regjim autokratik dhe jo për kurrfarë demokracie.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …