Faton Klinaku

Faton Klinaku: Do të protestojnë dhe kurrë nuk do të pranojmë që të diskriminohen veteranët

ërfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës,  Faton Klinaku, në një konferencë për media  të mbajtur sot, është cituar të ketë deklaruar  se nuk do të pranojë që të diskriminohen veteranët. Në bazë të një vendimi që kemi marrë ne do të protestojmë ditën që do të bëhet ky projektligj për leximin e dytë dhe që nuk përfshihen veteranët”, ka thënë Klinaku. Kemi treguar edhe në takim që ne protestën e bëjmë, nëse e rregullojnë ne e duartrokasim, ndërsa nëse jo natyrisht që ne protesta do t’i vazhdojmë dhe do të vendosim çfarë lloje proteste do t’i mbajmë”, ka thënë Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …