Dy udhëheqësit e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nuk kanë nevojë të angazhojnë ekspertë shtesë, pasi atyre nuk ju duhen sepse janë të pafajshëm, kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku. Ai ka thënë se po presin që të lirohen me kusht ish-krerët e kësaj organizate. Më tej, ai ka thënë se avokatët mbrojtës të dy ish-krerëve të kësaj organizate ende nuk janë paguar nga Ministria e Drejtësisë. Klinaku ka theksuar se Gjykata Speciale po i zvarrit proceset gjyqësore me qëllim të mbajtjes së akuzuarve në paraburgim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
