leoni

Faton Topalli

Faton Topalli: Padrejtësitë ndër vite të punëtorëve të sigurimit në KEK po vazhdojnë ende

Punëtorët e sigurimit në KEK po ballafaqohen ndër vite me padrejtësi të shumta në vendin e punës dhe problemet e tyre i tha në konferencë për media deputeti  i Vetëvendosjes, Faton Topalli. Të gjithë punëtorët që kanë punuar në sektorin Mbrojtja dhe Siguria në KEK dhe kanë pasur kontrata valide, asnjëherë nuk janë larguar nga puna, por KEK-u nuk konsiderohet më punonjësi i tyre.  Me shurjen e këtij sektori përbrenda KEK-ut, punëtorët janë bartur kompanive private të cilat do të kontraktoheshin për sigurimin e objekteve të KEK-ut.  Halli i punëtorëve ëshë se nuk kanë kontrata pune as më kompanitë private si WDG, “Besa Security“ dhe së fundi “Security Code“.

KEK-u ka bërë një varg shkeljesh me 270 punëtorë  duke manipuluar me statusin e tyre. Numri i tyre është reduktuar ndër vite. Ata sot llogariten vetëm 170 punëtorë nga 170 sa kanë qenë. Poashtu, janë detyruar të punojnë me rroga më të vogla. Shkelja tjetër është kthimi i tyre në punë sipas nevojave të KEK-ut . Në periudha të caktuara kohore, kur KEK-u nuk ka kontrata me kopani private për mbrojtje dhe siguri i trajtonte këta punonjësi si të tij. Ata herë marrin paga prej kompanive private herë prej KEK-ut (në periudhën 2012- 2013). “Veprime të tilla nga ana e KEK- ut jo vetëm që shkelin të drejtat elementare të punëtorëve por janë edhe të jashtëligjshme. Edhe pse e drejta është në anën e tyre, kjo e drejtë asnjëherë nuk u realizua për këta punëtorë, përkundrazi ajo u mohua edhe nga institucionet që janë të thirrura ta zbatojnë të drejtën siçështë gjykata“, tha Topalli. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, njëra prej kompanive private, WDG,  u ka mbetur punëtorëve rreth 1 milion euro borxh, duke inkasuar nga punëtorët dhe duke mos i paguar ato në Fondin për Kursimet pensionale.

“Ne e ftojmë Korporatën Energjetike të Kosovës tu njoh statusin e punëtorëve të KEK-ut të gjithë punonjësve të Sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Kërkojmë nga Inspektoriatin e punës që të merret me ankesat e punëtorëve , të kërkoj zbatimin e ligjit të punës dhe ta ndëshkoj KEK-un  për shkak të shkeljeve ligjore dhe trajtimin e padinjitetshëm të punëtorëve të tij“, përsëriti kërkesat e punëtorëve Topalli. Gjykatën Themelore të Prishtinës duhet të  veprojë në raport me ligjin dhe të mos sjell vendime të jashtëligjshme si në rastin e Punëtorëve të KEK-ut duke u bërë në të njëjtën kohë vetë shkelëse e ligjit. Këtyre punëtorëve u është bërë padrejtësi dhe kjo duhet të rregullohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …