Kyle Scott

Kyle Scott: Serbia nuk ka pse e njeh Kosovën si shtet, statuti formal i Kosovës është i parëndësishëm (!)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në Beograd Kyle Scott ka thënë se do të ishte pazakonshme që në fund të bisedimeve ndërmjet Bashkimit Evropian e Serbisë të kërkohej që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në Union. Siç njofton agjencia serbe e lajmeve FoNet, Scott në një intervistë për javoren serbe Nedeljnik, ka thënë se as të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj do të ishte e pazakonshme që BE ta kërkonte këtë nga Serbia. Sipas tij më e rëndësishmja është qasja që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës për të cilin janë të përkushtuara qeveritë në Beograd dhe në Prishtinë. Për serbin e rëndomtë që jeton në Kosovë, edhe për shqiptarin e rëndomtë që jeton atje, statusi formal i Kosovës duhet të jetë i parëndësishëm, ka porositur. z Scott.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …