U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në Suharekë

Kryesuesi i sigurisë lokale në komunën e Suharekë z.Rexhep Kuçi, i cili është njëherit nënkryetar i Komunës ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë një jave duke bërë  të ditur për vizitën e një delegacioni nga Komuna e Suharekës në qytetin e Felbachut në Gjermani. “Ishte kjo një vizitë  zyrtare e kryetarit Asllanaj me ftesë të kryetarit të Felbachut, qytet ky tash e disa vite i binjakëzuar me Komunën e Suharekës. Felbach kishte festën e vjeljes së rrushit dhe së bashku me kryetarin ishte edhe pronari i Kompanisë  për prodhimin e materialit për fasadë dhe ngjyra  “Graniti”, pastaj ka fol edhe për Punëtorinë që është mbajtur  në Prizren të organizuar nga Zyra Rajonale e OSBE-së, ku është diskutuar për rolin mbikëqyrës të Kuvendit për Planin Zhvillimor Urban.  Ndërsa për  situatën e sigurisë ka raportua Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai pasi e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurt gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, më pas ka thënë se kanë ndodhur 4 raste të aksidenteve në trafik, 2 vjedhje, 2 kanosje, 1 rast kyçje ilegale në instrumentet publike, 1 person është  lajmëruar i zhdukur dhe 1 privim i kundërligjshëm i lirisë, për të cilin rast janë ndalur tre persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …