leoni

Rregullohen rrugët në Temeqinë

Komuna e Malishevës, ka filluar realizimin edhe të një projekti për fshatin Temeqinë, përkatësisht, ka filluar zgjerimi dhe më pas asfaltimin e rrugëve brenda fshatit, duke e kompletuar  edhe këtë fshat me infrastrukturën rrugore. Në fillimin e punimeve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me drejtorin e urbanizmit, Ahmet Morina.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar banorët e Temeqinës për rregullimin e rrugëve, dhe tha se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar, që brenda mundësive të krijoj kushte sa më të mira për jetesë, për të gjithë banorët e saj, përfshi edhe fshatrat e largëta, siç është Temeqina“.

“Qëllim i yni është rritja e mirëqenies dhe krijimi i kushteve sa më të mira për jetesë, edhe në fshatrat e thella apo të largëta, pasi të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, janë të barabartë dhe rrjedhimisht edhe do të trajtohen njëjtë, pa dallime”, tha Begaj.

“Rrugët në lagjet e fshatit Temeqinë, kapin një gjatësi prej 2.3 kilometra dhe janë pjesë e planifikimeve komunale, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës”, ka thënë drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, sipas të cilit, rrugët kanë nevojë të zgjerohen dhe të bëhet baza e tyre, e më pas edhe asfaltimi, ndërsa punimet, do të kryhen sipas afateve të parapara. Drejtori Morina, gjithashtu ka bërë të ditur, se krahas rrugëve në Temeqinë, janë duke i rregulluar rrugët, edhe në shumë vendbanime të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …