Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sistemuara në sirtarët, përkatësisht në arkivat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Materialet e digjitalizuar do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmit, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës Në bazë të këtij Memorandumi planifikohet që të bëhet digjitalizimi i librave, gazetave dhe revistave, dorëshkrimeve, manualeve, doracakëve e fletushkave si dhe teksteve të programeve shkollore, të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …