Brickos

Fatos Tarifa

Fatos Tarifa: Marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Turqinë nuk e largojnë vendin tonë nga Perëndimi

Diplomati i  njohur dhe Rektorin e “University New York Tirana”, prof. dr. Fatos Tarifa, në një intervistë për Dita ka deklaruar se Marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Turqinë nuk e largojnë vendin tonë nga Perëndimi dhe nga vlerat e tij. Në asnjë mënyrë jo. Si një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron të anëtarësohet plotësisht në Bashkimin Europian, Shqipëria është, pa dyshim, një vend tërësisht evropian dhe i orientuar pa asnjë ekuivok nga Perëndimi. Edhe Air Albania, siç duhet të jeni në dijeni, pas Stambollit, parashikon të nisë fluturimet e avionëve të saj në destinacione të tillë, si, Romë, Milano dhe Londër, pra në vende të rëndësishme perëndimore të kontinentit tonë. Ju pyesni: afrim me Turqinë? Pse jo? Turqia ka qenë dhe është një vend i madh, shumë i rëndësishëm, anëtar i NATO-s dhe veçanërisht miqësor për Shqipërinë.

Në të jetojnë rreth pesë milionë njerëz me origjinë shqiptarë dhe dhjetëra mijëra shqiptarë që studiojnë, ose kanë emigruar në atë vend gjatë dekadave të fundit. Një “human bond” i tillë domosdo i bën të rëndësishme marrëdhëniet e vendit tone me Turqinë. Kjo nuk duhet të na shqetësojë. Të mos harrojmë edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm: Turkish Airlines është ndër shoqëritë ajrore më të mëdha dhe më me reputacion në botë, e lidhur në një “Star Alliance” me shoqëri ajrore të tjera të mëdha, si shoqëritë amerikane United Airlines, US Air and Continental, Lufthansa, Austrian dhe Swiss International Air Lines, All Nippon Airways, Air China dhe Singapore Airlines, Scandinavian Airlines, Thai Airways, South African Airways e shumë të tjera. Për ne shqiptarët, Turkish Airlines është një mundësi e madhe për t’u lidhur me Perëndimin dhe me Lidjen, një mundësi që Air Albania pritet ta lehtësojë e zgjerojë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …