Faza e Katërt (Dezinsektimi Hapësinorë) në Ferizaj

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 08.08.2023 në ora 20:00 fillon faza e katërt e projektit “Dezinsektimi hapësinorë (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt. Më 08.08.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, Sali Çeku, rrugët “Naim Beka” , “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli “, Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin , për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezrit Gërvalla”, “Kadri Zeka “, “Driton Islami“, ”Reçaku” deri në magjistrale. Më 09.08.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc, Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz. Më 10.08.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapsinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Surqinë, Cërnillë, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak, Kosinë. Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …