leoni

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e quan skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj Covid-19

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e quan skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj Covid-19

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e kanë quajtur skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Nga FSSHK kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekspertët e shëndetësisë që të distancohen nga veprime të tilla. “Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon. Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre. Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës. FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

HRN: Deklaratat e ministrit Murati, janë sulme të drejtpërdrejta kundër shoqërisë civile

Në diskutimet e Kuvendit të Kosovës mbi përmbajtjen e Raportit të DASH, për Kosovën, ministri …