Federata Sindikale e Shëndetësisë shpreht kundër mundësisë së mbylljes totale të vendit si shkak i pandemisë

Federata Sindikale e Shëndetësisë shpreht kundër mundësisë së mbylljes totale të vendit si shkak i pandemisë

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë. I madh është edhe numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit. Tashmë kapacitetet spitalore janë limituar. Por përkundër, kësaj kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla shprehet kundër mbylljes totale ndonëse thotë se në aspektin shëndetësor veprime të tilla do të ishin të duhura. Syla deklaron se Klinikat në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë stërngarkuar me pacientë prandaj kërkon që masat anti-COVID të respektohen. Meqenëse tashmë nga dita e martë edhe në Kosovë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor dhe mbështetës, Syla thotë se 24 mijë dozat e dhuruara për Kosovën nga COVAX-i janë të mjaftueshme për vaksinimin e mjekëve, por jo edhe për kategorinë tjetër që është paraparë për vaksinim e që janë personat mbi moshën 80 vjeçe dhe ata me sëmundje kronike. Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla e sheh të panevojshme regjistrimin në platformën online të personave të moshuar për t’u vaksinuar. Madje, ai kërkon sensibilizim më të madh nga institucionet e Kosovës dhe strategji më të mirë për vaksinim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …