Xheladin gashi

Mehmet Bislimi: Plakut (Xheladin Gashi)

Plakut

 

vendosmërisht rrugëtoi
mbi prushin e lirisë
me vdekjen u mat sa herë
në kopshtin e atdheut mbolli
trëndafilat e kuq
para diellit

këngë për ne përcillte ëmbëlsisht

mbi telat e çiftelisë

për ty

për mua

për brezin e ri

për të nesërmen e lirë

ku nuk do t’i vrasin të merituarit

ku nuk do të maten

të paburrat

me hijen e burrit

Plaku
gjurmët e tij la
kalldrëmeve të qytetit të vjetër
ku dikur kishte shkelur me këmbë
me peshën e tij
hequr rëndë
si asnjë peshë tjetër

gjurmë urtie
e plakut tonë
si atë kohë
edhe sot
heshtur e pa zhurmë
punës i dilte zot
më ballin lartë
më lartë se mali
as një fjalë të ligë se tha
dashuri për atdhedashësit
fali

Plaku
para së të fliste
mendohej mirë
me dashje të tjerët nuk i lëndonte
as me të bëmat
as me fjalë
robërinë shpirtërore e kishte mundur

në mes të lëndinës
së lotëve të atdheut
vërshim lotësh të paparë
një shije e pështirë
mbi lëndinën e madhe
ku po matej burrëria
me kandar
ku vallja jonë u përgjak
Plaku asnjëherë
atdheut nuk i hyri në hak

dje ishte po ai
edhe sot
i urti
i madhi
i miri Plak

Plaku i djeshëm më i ri se sot
si buka jonë e përditshme
që s’na ngopë
me ju
me krenarinë tuaj
me admirimin për Dëshmorët e Kombit
nuk do të ngopemi kurrë
dje plak
sot i ri
nesër burrë

2013, Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …