Federica Mogherini thotë nëse Ballkani Perëndimor nuk hynë në BE, kjo e fundit do të pendohet

Federica Mogherini thotë nëse Ballkani Perëndimor nuk hynë në BE, kjo e fundit do të pendohet

Shefja e Diplomacisë në largim e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se nëse Ballkani Perëndimor nuk hynë në BE, kjo e fundit do të pendohet. Mediet nga Brukseli kanë shkruar se ajo ka thënë se Ballkani duhet të jetë në interes të BE-së. “Jam e bindur, se nëse nuk e bëjmë këtë, do të pendohemi vetëm pas disa vjetëve”, ka thënë Frederica Mogherini. Në adresimin e saj në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE në Bruksel, ajo ka vlerësuar se hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është çështja e bashkimit të sërishëm të gjithë kontinentit evropian dhe se kjo është e nevojshme si për Ballkanin ashtu edhe për BE. Ajo ka theksuar shembullin e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë Veriore, duke vlerësuar se kjo është arritur me angazhim të Athinës dhe Shkupit me përkrahje konstante dhe inkurajim të BE. “Njësoj vlen për gjithë Ballkanin. Do të na nevojitet guxim, liderizëm dhe këmbëngulje, si dhe që atje të mbajmë prani konstante dhe të fuqishme, që do të thotë në mënyrë të përditshme”, ka theksuar Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …