Brickos

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Iniciativa e Ministrisë së Arsimit që prindërit e nxënësve të rimbursohen për blerjen e librave është arbitrare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka shkruar se iniciativa e Ministrisë së Arsimit prindërit e nxënësve të rimbursohen për blerjen e librave është arbitrare. Ai ka saktësuar se në veprim i tillë i kësaj ministrie është ndëshkues për çdo familje që ka nxënës. Ky veprim është ndëshkues edhe për faktin sepse ne tani kemi inflacion të lartë, dhe barra që u ngarkohet për librin, pas barrës së tatimit në pronë, prek çdo familje dhe vështirëson jetën e tyre ekonomike. Vitin e kaluar kjo qeveri hapi frontin me mësuesit dhe sindikatat, po ashtu goditi rëndë arsimin e lartë universitar duke ulur pagat, kurse këtë vit përmes vendimit të sotit, hapi frontin e ri me prindërit. A është ky vendim pjesë e reformave të premtuara nga kryeministri në sektorin e arsimit!?”, ka shkruar, deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …