Ferat Shala: Vendimi i Kushtetueses, sukses serioz për rendin kushtetues

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi kërkesën e iniciuar nga AAK për interpretimin e ngërçit institucional në Kosovë. Ai bëri të ditur se, në emër të PDK-së, ka qenë nënshkrues i kësaj kërkese, duke e cilësuar vendimin si një sukses serioz për rendin kushtetues të vendit. Sipas tij, është shqetësuese koha që shumica parlamentare e VV-së i ka “vjedhur” Kosovës duke e mbajtur të bllokuar Kuvendin dhe institucionet. “Kushtetuesja e ndaloi një tjetër shkelje që po vazhdonte në heshtje”, tha ai, ndërsa la të kuptohet se mbetet të shihet nëse kjo do të kuptohet dhe zbatohet nesër në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Bashës do të ishte akt moral pas artikullit për UÇK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, …