Ramush Haradinaj: Vendimi i Kushtetueses hap rrugën për dalje nga bllokada institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën politike paszgjedhore përbën një rrugëdalje të rëndësishme nga ngërçi institucional që ka paralizuar vendin. Ai tha se kërkesa e AAK-së për interpretim kushtetues është bërë në interes të vendit dhe jo për përfitime partiake. Haradinaj shprehu lehtësimin që kjo kërkesë është pranuar dhe se tashmë ekziston një bazë ligjore për të nisur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike, që ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i hapin rrugë funksionalizimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 2025-ës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …