Ferit RAMADANI: MAKOMILITARIA VANDALISTE MAQEDONASE

 


Pas operacioneve vdekjeprurëse që i ndërmori sistemi unitar i Maqedonisë për ta bërë nënshtrimin e plotë të shqiptarëve, dhe kategorinë e zhvillimit të tyre ta fusë në binarët e përhershëm të kapilaritetit minoritarë, për t’ua rrudhur dimensionet e hapjes në rritë, e për t’ua shfaruar pamjen e identitetit, në skenë përveç soldateskës u turr të aktivizojë makomilitarinë vandaliste sipas skenarit të zullandve të makorajhut pravosllav ! Ky haraç i ricikluar nuk mjaftoi me Manastirin dhe me arenën luftarake nga Likova e në Tetovë ! Ishin shumë pak gjithë ato procese të montuara gjatë dekadave! Aferat e ndryshme që i rreshtuan me paramendim t’i nxierrin shqiptarët në kujdestarinë e fajsive, poaq dolën të pa suksesshme për t’ua mposhtur kërkesën e tyre legjitime e natyrore. Prandaj, sistemi i pushtetarëve makosllavë, të cilët, nga shumë qarqe pansllaviste, dhe nga pseudointelektualët shqiptarë quhen autoritete, përse e artikuluan pa hezitim makrostrukturën e tyre kriminale e cila do t’i majorizonte deri në ekstrem gjithë kërkesat, që ma vonë shqiptarët, t’i nëpërkëmbin deri në zhbërje!
Kjo ndjenjë tiranike e këtyre keopsëve ka nxitur gjithmonë dyshime duke i lansuar shpifjet e llojllojshme për t’ia mbërri efektit kolonialist, e, sipas metodës se inkuizicionit sunoj të krijojë barriera psikologjike të nënshtrimit! Për këto veprime, sistemi i tillë i ka kaluar gjithë caqet e zulluve, dhe për nga veprimet e pamatura është identifikuar me epokën kanibale. Duke e pasur parasyshë oreksin e këtij nacionalizmi të frustruar të maqedonasve, është e domosdoshme të analizohen kanosjet që u bëhen shqiptarëve. Nëpër këto postblloqe të militarisë makosllave, shqiptarët gjithmonë janë ballafaquar duke dashur të bëjnë tejkalime, dhe në procesin historik të hyjnë me një racionalizim politik. Megjithatë, asnjëherë nuk janë kuptuar drejt, bile, për atë që kanë dashur të mbesin të drejtë në hapsirën etnike, atyre ua kanë imponuar vetëm degjenerimin, përndjekjen, kërbaqët dhe likuidimin.
Nëse bota i ka flakur gjithë këto ngatërresa, gjegjësisht Bashkësia Evropiane dhe Amerika, i kanë tejkaluar këto divergjenca, duke ua lejuar qytetarëve të vet mundësinë për zhvillim, në Maqedoni, ka qenë dhe synon të mbesë në skenë teoria e pushtimit e cila është unikate dhe aprovohet me tendencë të shfarimit të një populli etnik! Gjithë proceset që kanë qenë të përkrahura nga sistemi pushtues i maqedonasve flasin për një realitet i cili, është akumuluar në përmasa të mëdha dhe ai e ka rrezikuar paqën e shqiptarëve. Megjithatë, janki – maqedonasit duke ecur binarit vandal i kanë objektivizuar gjithë çështjet dhe duke e satanizuar çështjen shqiptare kanë mbërri specifika të cilat dallojnë në aspektin veprues të programit metodologjik pushtues. Prandaj, bota sa është e ndërgjegjshme t’i kuptojë këto marri, po aq bie në gjumë dhe e lejon modalitetin e “ demokracisë “ unitariste të makorajhut sllav. Gjatë një dekade të ashtuquajtur demokraci, në kontekstin historik, ajo u dha aq përparësi këtyre kanibalëve, saqë në rolin e të privilegjuarve, ata nuk e kuptuan domethënien e të qenurit partner në zhvillim!

Goditje sistemore e shqiptarëve nga bisharët sllavë

Në këtë drejtim, dalin shumë dilema! Duke i bërë analizë interesit të instaluar në sistemin e këtij shteti i cili u përballë me domosdoshmërinë e pranimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, duhet veçuar interesin maqedonas! Ata , duke nëpërkëmbur gjithë interesin shqiptarë, synuan të bëjnë një shtet unitar ortodoks! Me këtë, e cënuan deri në ekstrem interesin rajonal. E goditën paqën! E vranë demokracinë! E ngulfatën idenë e pluralizmit! E kurthuan qarkullimin e lirë të njerëzve, të vlerave dhe ideve! E gjithë kjo, u bë goditje sistemore e shqiptarëve të cilët, edhepse të organizuar në subjekte politike, ishin të pamundshëm t’i mbërrijnë objektivat e sukseseve. Ata u mbivotuan në Parlament! Nuk u përfillën nëpër qeveri! Nuk u trajtuan drejtë nëpër institucione, ente, organizata.
Me një fjalë, u margjinalizuan sipas botëkuptimit makosllav për të dalë pakicë, ashtu siç dëshirojnë t’i shofin e përpiqen t’i shfarojnë! Megjithatë, gjithë kjo ishte një hemorragji e bisharëve sllavë! Ata të zhvilluar si rriqëra, gjithmonë kërkuan të shfrytëzojnë gjakun dhe djersën e tjetërkujtë! Prandaj, duke qenë të parët në pushtet krijuan shtresën e maqedonasve pushtues. Me instrumentët e diktatit e shtuan jetëgjatësinë e pushtimit! Duke ia bërë vjedhjet në të gjitha anët, ia hapën varrin gjithë shtetit! Dhe tashti, trumbetojnë për raporte që do t’u krijojnë mundësi selektive të dallohen si komb i organizuar! Prandaj, gjithë mekanizmin veprues e kanë orientuar në drejtim të seleksionimit të falangave pirromane të cilat, pasiqë ngopen me raki , turren si të çmendur t’ia vënë zjarrin çdo gjëje që është shqiptare! Ata kanë krijuar aq faktografi të madhe dhe atë e verifikojnë se janë bisharët e Kaukazit!
Në bashkërënditjen e bisharëve kanë hy akademitë shkencore, mediumet, ministritë, entet… Për teorinë e bisharëve flasin mako shkencëtarët, makogjeneralët, makoartistët, makomjekët, makopoetët, makoministrat…! Në realitet, flasin hardallët të cilët nuk kanë krijuar asgjë përveç që dijnë të bëjnë lansime për urrejtjen. Dijnë të vjedhin e të mashtrojnë! Dhe, për një gjë që nuk u del asgjë para e kanë pabesinë! Mundet të të bëjnë hi e pluhur duke të goditur pas shpine! Me këtë qëllim të kanibalëve pushtetarët e makosllavisë kanë bërë armatosjen e popullatës civile e cila, pa pasur asnjë komandim human të vërsulen si fallangat për të të vrarë, e për të të vjedhë ! Ashtu siç blenin armatim buçkovskët…!

Këto detyra të pushtimit me veprimet ordinere dhe vandaliste, pushtetarët e makosllavisë i kanë realizuar gjatë një gjysmëshekulli të jufederalizmit! I realizojnë edhe sot ! Se, ata synojnë në këtë kontekst t’i mbajë pozicionet për t’i realizuar ëndërrat e megalomanisë ! Prandaj, bëjnë çkamos për t’ia mbërri përçarjes shqiptare! Ata, duke mbajtur pozicionin e diktatit e kanë vështirë të zbresin në pozicionin e partnerit të barabartë. Për këtë, kanë akorduar veprimet dhe sipas mendësisë së çiftave si Lubomir Përçkot e Lube Boshkovë, dhe ekipet e zuzarëve të pederoprofilisë kriminale të makorajhut, e bëjnë përkufizimin e Kushtetutës si shtet nacional i maqedonasve, duke e anashkaluar realitetin shqiptar, i cili, në çdo kohë përfaqësohet nga purpurët e hibridizuar të partive që notojnë në ujërat e përshtatshmërisë makosllaviste!

Makomilitaria vandaliste

Arsyeja që e ka hapur shtegun e kësaj përballjeje, ku këmbëngulet për zgjidhjen e çështjes shqiptare është e një theksimi të veçantë! Shqiptarët shtrihen në gjysmën e Maqedonisë! Janë komb me 40 përqind të popullsisë! Gjithmonë kanë qenë dhe mbesin si të tillë, strategë që dijnë të zhvillohen në bazë të parimit, pa i ngritur kullat e një frustrimi nacist. Ata e kanë theksuar domosdonë e pranimit multinacional, prej të cilit do të dilnin vlerat kulturore e kombëtare të unjësuara deri në maksimalizim, por, të ballafaquara nga një kulminim i skajshëm i suprimimit që zhvillohet nga sistemi i ndjenjës makosllave.
Nëpër gjithë këtë manifest të përçudnuar kalojnë ndodhitë ku zhvillohet makomilitaria vandaliste e cila nuk zgjedh mjete për ta bërë rrënimin! Ata duke bërë luftë sistematike kanë mbërri të krijojnë struktura të pastërta nëpër ente dhe shumë institucione të shtetit. Ata, duke pasur strategji unitariste kanë krijuar kulturë dhe vepra të ndryshme kulturore vetëm me makosllavi. E kanë shtrembuar skajshëm historinë dhe u kanë ngritur përmendore lavdie gjithë kriminelëve ordinerë të komunizmit! Ata kanë krijuar informim të degjeneruar i cili përveç rrenave dhe shpifjeve kurrë s’ka pasur qëndrim të drejtë mbi realitetin. Ata kanë bërë aparat të gjyqësisë që ka luajtur rolin policesk! Ndërsa policia dhe mbrojtja e tyre gjithmonë kanë marrë haraç e ia kanë prerë xhezanë popullit shqiptar.
Në këtë lidhje të trefishtë të shëmtive, janë ngritur gjithë instancat sistemore për ta bërë kontrollin mbi proceset shoqërore të shqiptarëve, e nga ana tjetër, është bërë gjithë vjedhja e shtetit nga udhëheqësit të cilët në rolin e palaçove kanë ditur t’i zhvillojnë armiqësitë me shqiptarët! Ashtu siç u bë ataku i brodecasve të cilët, duhej të bëhen viktimë e qëllimeve makomilitariste, përse çiftat e Jankullovskave dhe argatët e saj, duan të bëhen ratni profiterë! Deri kur, nga mendjet e shfrenuara do të pasojnë viktima! Për cilin qëllim të armatosen qytetarët të cilët mbërrinë ta mbajnë shpirtin duke mbledhur kërminj, e udhëheqësit e tyre shkruajnë ligje shtypjeje, për ta krijuar mekanizmin i cili u sjell leverdi…!

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …