Ferizaj prezantohet në panairin e mobilieve në  Stamboll të Turqisë

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt Balton Dërguti po merr pjese në panairin e mobilieve nga druri “Instambul Furniture FAIR”. Drejtori Derguti,  me këtë rast është takuar me shumë biznese nga Turqia, ku është diskutuar për bashkëpunime të ndryshme si dhe ju dhuroi atyre librin e bizneseve të industrisë prodhuese dhe përpunuese nga Komuna e Ferizajt,  në të cilën janë të paraqitura të dhënat e te gjitha bizneseve te komunës tone. Bizneset turke u njoftuan, po ashtu me mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt,  për investitorët e jashtëm si dhe mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset e Ferizajt. Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bizneset turke i ka njoftuar se industria e përpunimit të drurit është shume e zhvilluar në Komunën e Ferizajt dhe se  këto biznese kane potenciale të mëdha për të bashkëpunuar me bizneset nga Turqia. E nga ana tjetër edhe bizneset turke kanë shprehur interesimin e tyre për marrjen e informacioneve për Komunën e Ferizajt dhe u shprehen të gatshëm për t’i shikuar mundësitë për të bashkëpunuar me bizneset tona.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …