Ferizajt i shtohet edhe një inspektor për inspektimin e bombolave te gazit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ekipit të inspektorëve të Komunës i ka shtuar edhe një inspektor që mbulon një fushë me peshë për shëndetin e qytetarëve. Janë bombolat e gazit përkatësisht inspektimi i tyre që institucionet e shtetit, nuk e kanë rregulluar deri më tani, çka na shtyn të bëjmë zgjidhje vetanake për shëndetin e qytetarëve.

Musli Cakolli do të jet inspektor i mbikëqyrjes së enëve nën presion-gazit (GLN-Propan Butan), që me punën e tij inspektuese të parandaloj më të keqen nga shpërthimet eventuale të enëve përkatëse, ka njoftuar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …