leoni

Fermerëve ferizajas u jepen fidane të arrës dhe sistemi i ujitjes

Drejtoria Komunale për Bujqësi në Ferizaj ka bërë shpërndarjen e fidanëve të arrës për fermerët ferizajas. Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami tha se fidanet dhe sistem e ujitjeje janë dhënë për 11 hektarë. Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami ka bërë të ditur se edhe kësaj here shumë fermerë kanë pasur mundësi ti jenë përfitues të fidaneve të ndryshme. “Përfitues janë 22 fermerë. Secili përfitues fiton nga 50 ari fidanë te arrës dhe sistemin komplet të ujitjes. Arrat janë shumë produktive dhe jetëgjata dhe fitimi është relativisht i mirë, ka jetëgjatësi dhe përfitimi ekonomik ka qenë një ndër arsyet kryesore të këtij projekti”, ka thënë Bajrami. Ai madje ka shtuar se përparësi më shumë kanë pas përfituesit të cilët jetojnë në vende malore, pasi që është më i përshtatshme kultivimi i arrës. Ndërsa Feim Sejdiu nga fshati Gaçke, përfitues i këtyre fidaneve u shpreh tejet falënderues ndaj komunës e cila ka ndarë mjete për mbjelljen e fidaneve të ndryshme. Ai pohoi se komuna duhet të vazhdoj me përkrahje të tilla, në mënyrë që ne të punojmë më shumë dhe mos të shohim si zgjidhje të vetme largimin e të rinjëve nga Kosova. Për më tepër këtë vit komuna e Ferizajt ka planifikuar të ndaj 300.000 euro subvencione, duke marr parasysh se këtë vit janë 32.000 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …