Fidair Berisha

Fidair Berisha: Kërcënimet hibride ndaj Kosovёs

Kosova dhe Serbia si dy vende  më probleme tё pa zgjidhura, po shfrytёzohen si ambient i përshtatshëm për luftë hibride. Shteti i Serbisё nё vazhdimёsi me veprimet e saj tenton tё kanosё Kosovёn, gjithnjё duke pёrdor sulme tashmё tё njohura si  propagandёn, dezinformimin, spiunazhin, sabotazhin e sulmet kibernetike. Mendoj se krejt kjo ndodh  pёr  shkakun  kryesor  dhe  qё  ka gjasa se do tё vazhdoj edhe mё tutje deri nё arritjen e njё zhgjidhje tё qёndrushme  politike  nё mes tё dy shteteve. Kërcënimet hibride  nga Serbia ngerthejnё nё vete  taktika dhe asimetri dinake  shumë të sofistikuar, krejt kёto me qёllim të pёrshkallzimit tё  situatёs sё sigurisё nё Republikёn e Kosovёs.

Lufta hibride nga ana e Serbisё  përfshinë veprime të koordinuara dhe tё rrezikshme me theks tё veҫantё  në sferën politike, ekonomike, ushtarake e të informacionit. Të shtunën kërcënimi  me bombë në Kuvendin e Kosovës që detyroi evakuimin e deputetëve dhe mos mbajtjen e mbledhjes sё Kuvendit ishte vazhdimёsi e  sulmeve hibride te radhёs nga shteti Serb. Mirёpo institucionet e sigurisё  në bashkëpunim  me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, u dёshmuan pёr profesionalizmin e tyre, ato arriten  shumё shpejt për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim. Fatmirësisht u vërtetua se kёrcёnimi ishte i rrejshёm dhe pa pasoja.

Duke marr parasysh se  shteti i Kosovës po kontestohet nga Serbia, e cila po zhvillon luftë hibride, mu për këtë kёrkohet vigjilencё e madhe nga  organet  përkatëse të sigurisё sё Kosovës, fillimisht në parandalimin dhe  vlerësimin e rrezikut  sepse  pasojat mund  të jen shumё tё mёdha.

Jemi deshmitar  pёr kërcënimet e vazhdueshme për përdorimin e forcave ushtarake në Kosovë, pastaj diplomacinё  e jashtme tё Serbisë kundёr njohjës së Republikës të Kosovës nga shtetet tjera,ndёrsa sё fundmi patёm sulёm terrorist nё infrastrukturёn kritike  krejt kёto hyjnё  në kuadёr të luftës hibride e cila po zhvillohet nё vazhdimёsi.

Kohёve tё fundit ka të dhëna se Serbia ka bёrё investime tё mёdha nё sferën e armatimit, atëherë nuk bёnё tё neglizhohet fakti se investimet edhe nё kёtё fushё poashtu mund tё jen tё mёdha. Po flasim për sulme kibernetike, aktivitete subversive në internet, lajme të rreme, fushata propagandistike, nxitje të ekstremizmit dhe tensioneve të brendshme, sabotazh, sulme ndaj infrastrukturës kritike,thёnё shkurt sfida e tanishme dhe e  radhёs pёr Republikёn e Kosovёs do jet  lufta hibride.   

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Demokracia është një sistem i brishtë apo i dështuar

Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë …