Fillimi i muajit gusht me shumë punime në projekte kapitale komunale

Fillimi i muajit gusht në Komunën e Kaçanikut, shënon edhe fillimin e shumë projekteve kapitale si dhe vazhdimin e punimeve në projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan nga afër fillimin e punimeve në rrugën e fshatit Gërlicë, si dhe ecurinë e punimeve të projektit “Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Bajnic, Doganaj, Elezaj, Duraj, Gabrricë dhe Koxhaj’’. Kryetari Ilazi u shpreh i kënaqur që banorëve po ju ofrohet një qasje dhe qarkullim më i lehtë, që njëkohësisht do ta lehtësoj edhe jetesën e banorëve të kësaj ane. Kryetari Ilazi më tutje shtoi se të gjitha projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar, janë vazhdimësi e aktivitetit dhe përkushtimit të institucioneve komunale për të lehtësuar jetesën e secilit banorë të Komunës së Kaçanikut. Sipas menaxherit të projektit “Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Bajnic, Doganaj, Elezaj, Duraj, Gabrricë dhe Koxhaj’’ Ilir Koraçi, vlera e projektit është 312,001.67 €, financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërkohë lidhur me punimet në rrugën në Gërlicë menaxheri i projektit Valmir Krasniqi, tha se projekti përfshinë edhe rrugë të tjera. Projekti “Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhanc- Dullovi” është projekt që ka filluar të implementohet, ndërsa punimet janë duke u zhvilluar në Gërlicë, kurse në Gabrricë kanë përfunduar, për të vazhduar më pas me pjesë të tjera të parapara sipas projektit. Sipas tij vlera e projektit është 214, 354 euro, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …