Filloi asfaltimi i disa rrugëve në lagjet e fshatit Bubavec

Në kuadër të rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve dhe të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, pas hapjes dhe rregullimit të disa rrugëve brenda lagjeve në fshatit Bubavec, sot ka filluar asfaltimi i këtyre rrugëve.
Asfaltimin e këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, të cilët i kanë uruar banorët e këtij fshati për rrugët e reja, dhe kanë thënë se ky projekt nuk është investimi i fundit në Bubavec, por do të ketë edhe investime tjera.
“Ju uroj për asfaltimin e rrugëve në lagjet e juaja dhe uroj që këto investime të ndikojnë për të mirën e të gjithëve banorëve, në të gjitha lagjet e Bubavecit, ku po asfaltohen sot këto rrugë. Ky nuk është projekti i fundit, por do të vazhdohet edhe me projekte tjera në Bubavec dhe në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorët e Bubavecit.
Përndryshe në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës, në këtë projekt, janë rregulluar dhe po asfaltohen mbi 600 metra rrugë në lagje, të cilat lidhen me rrugët kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …