leoni

Filloi asfaltimi i rrugës “Bill Klinton” në Malishevë

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Bill Klinton” në lagjen Mirëdita në Malishevë. Kjo rrugë çdo ditë e më tepër po e merr pamjen e planifikuar, pasi në fazat tjera do të rregullohen edhe trotuaret pjesa e gjelbëruar. Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka përcjellë nga afër asfaltimin e saj. “Në këtë periudhë të pandemisë, projektet kishin mbetur pak prapa, për shkak të lëvizjes së kufizuar, por gradualisht me stabilizimin e situatës, po i kthehemi edhe punëve tona të përditshme, e shumë shpejt besoj edhe jetës normale. Kjo rrugë është pjesë realizimit të projekteve kapitale dhe pjesë e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në komunën tonë, përfshi edhe qytetin, dhe pas rregullimit të tërësishëm të kësaj rruge, edhe pamja do të jetë krejt ndryshe dhe sipas standardeve të ndërtimit dhe rregullimit të vendbanimeve”, tha kryetari Begaj. Rruga “Bill Klinton” në lagjen Mirdita, ka një gjatësi prej 400 metrave, ndërsa asfaltimi i rrugës është vetëm një pjesë e projektit në këtë rrugë, sepse më pas rregullohet edhe trotuari dhe hapësira e gjelbër. Ky projekt financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …