Brickos

Kujdes i veçantë për grupe të veçanta!

Në kuadër të kujdesit të shtuar për personat e moshës së tretë, të moshuarit e Komunës së Skenderajt që jetojnë në Qendren Rezidenciale për Personat e Moshuar, i janë nënshtruar testimeve për COVID-19 dhe fatmirësisht të gjitha mostrat e marra kanë rezultuar negativ. I pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se ky është njëri nder lajmet e mira që tash e sa ditë jemi duke i marrë në lidhje me situatën në të cilën gjendemi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të cilin e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Kujdesi personal, masat parandaluese, qëndrimi në shtëpi duhet të vazhdojnë edhe me tutje, deri në përfundim të kësaj pandemie në shtetin tonë. “Falënderues ndaj të gjithë atyre që kontribuan që komuna jonë të mos preket më shumë me këtë virus, duke u nisur nga qytetarët, mjekët, policët, inspektorët, zjarrëfikësit, humanistët, donatorët dhe mediat për rolin e tyre informues, sensibilizues e mobilizues në reduktimin e infeksionit. Vetëm kështu, të bashkuar mundim çdo armik që cënon shëndetin e ekzistencën tonë”, tha tutje Kryetari Jashari. Jashari bën thirrje për të qëndruar në shtëpitë tuaja, me më të dashurit tuaj, punoni tokat tuaja, pasi që përkrahja nga ana e komunës për bujqësinë dhe fermerët po rritet fuqishëm çdo ditë e çdo muaj.

Për një jetë të shëndetshme për të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …