Deputjetja e LDK-së

Bajrami: Maturantët duhet të mendojnë që testi do të mbahet

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami ka deklaruar se maturantët duhet të mendojnë që testi do të mbahet. Ajo ka deklaruar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për mbajtjen ose jo të testit por ka shtuar se rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të ministrisë së Shëndetësisë që gjendja dhe masat do të shkojnë duke u liruar dhe ka shumë gjasa që testi të mbahet në muajin qershor sipas vlerësimit të situatës me Covid-19”. Në qoftë se kemi përmirësim të gjendjes padyshim që testi do të mbahet, por mund të ndodh që të kemi një përkeqësim andaj ne po përgatitemi për skenar tjetër. Gjithashtu po përgatitemi për mënyrën dhe logjistikën e organizimit të komplet testit të maturës. Derisa nuk ka një vendim për anulim të Testit të Maturës Shtetërore, nxënësit duhet ta marrin që testi do të mbahet, ka porositur ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …