Filloi hapja e 1.5 km rrugë, që lidhë Ngucatin dhe Temeqinën

Në fshatin Ngucat të komunës së Malishevës kanë filluar punimet për hapjen e rreth 1.5 km rrugë, ku pjesa më e madhe e kësaj gjatësie, është rruga që lidhë këtë fshat me fshatin Temeqinë. Kjo lidhje e rrugës ka rëndësi të madhe për banorët e lagjes së “Stolliqëve”, pasi rreth 60 fëmijë të tyre, vijojnë mësimin në shkollën e fshatit Temeqinë. Për këtë qëllim, punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi dhe udhëheqësi i Shërbimeve Publike, Fadil Shala, ku janë njoftuar me punimet që janë duke u zhvilluar në hapjen dhe zgjerimin e këtyre rrugëve, me theks të veçantë të rrugës që lidhë dy fshatrat. “Zgjerimi dhe rregullimi i kësaj rruge, deri në asfaltimin e saj, ka rëndësi të madhe, sidomos për fëmijët, por edhe për të gjithë banorët, pasi kjo e shkurton rrugën për disa kilometra, për të shkuar nga fshati në fshat, por edhe për fëmijët, të cilët shkojnë në shkollën e Temeqinës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në këto rrugë. “Po ashtu edhe dy rrugët tjera brenda fshatit Ngucat, kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këto lagje dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar, që me aq sa kemi mundësi buxhetore, ti plotësojnë të gjitha kërkesat e banorëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, ka sqaruar se është duke u bërë hapja dhe zgjerimi i rreth 1.5 km rrugë në Ngucat, por pjesa më e madhe, që ka gjatësi prej afro një kilometri, është ajo që lidhë dy fshatrat. Këto rrugë asfaltohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …