Zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Gurishtë

Në kuadër të realizimit të projekteve për vitin 2019, në fshatin Gurishtë të komunës së Malishevës është duke u realizuar projekti i zgjerimit te rrjetit të kanalizimit, përkatësisht është në përfundim e sipër zgjerimi me 1200 metra kanalizim. Punimet në realizimin e këtij projekti, i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me përfaqësues të fshatit. “Ne jemi duke u munduar që ti plotësojmë të gjitha nevojat qukanë banorët, sidomos në infrastrukturë, në këtë rast, në rregullimin rrjeteve të kanalizimeve. Sisteme të kanalizimeve nuk kemi pasur asnjëherë në vendbanimet e Malishevës, dhe tani gradualisht jemi duke i rregulluar në tërësi, në të gjitha vendbanimet”, tha nënkryetari Berisha. Me këtë rast, kryetari i fshatit Gurishtë, Afrim Mazreku, e ka falënderuar komunën për këtë investim, shumë domethënës për banorët e kësaj pjese të fshatit. Në këtë fshat, i cili është karakteristik për shkak të konfiguracionit, sistemi i rrjetit të kanalizimit ka qenë i ndërtuar në pjesën më të madhe, ndërsa një pjesë e fshatit ka qenë pa rrjet të kanalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

Nxënësit e komunës së Vitisë të shkollave të ndryshme fillore të mesme të ulët do …