Ka filluar rregullimi i 1.8 km rrugë në Gurbardh

Në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i afro dy kilometrave rrugë, përkatësisht i 1800 metrave rrugë, nëpër lagje. Në fillimin e punimeve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit. “Këto investime, realizohen në kuadër të realizimit të projekteve, sipas listës së investimeve kapitale, që është hartuar duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve. Në komunën e Malishevës, rrugët kryesore janë të përfunduara, ndërsa tani jemi duke punuar në asfaltimin e rrugëve brenda lagjeve dhe gradualisht jemi duke i përfunduar të gjitha rrugët, edhe pse nevojat paraqiten në vazhdimësi, sipas zhvillimit në komunën tonë”, tha nënkryetari Berisha. Nga ana tjetër, edhe banorët janë shprehur të kënaqur me rregullimin e këtyre rrugëve, pasi tani është bërë domosdoshmëri rregullimi i rrugëve edhe nëpër lagje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …