Filloj puna në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë, segmenti i parë, me gjatësi rreth 5 kilometra dhe që ka kosto mbi 4 milionë euro.  Me këtë rast i pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, theksoi se kjo rrugë përveç se do ta lehtësoi qarkullimin e qytetarëve, do ta bëjë këtë anë më atraktive për investime, sepse infrastruktura është thelbi i zhvillimit ekonomik. I pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal  Lekaj, pos tjerash tha se fillimi i këtij projekti është dëshmi se Qeveria Haradinaj i mbanë premtimet e dhëna dhe gjithmonë prioritet ka interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve në mbarë vendin. Kjo rrugë në total ka gjatësi prej 31 kilometra dhe kosto e përgjithshme e saj është 57 milionë euro. Ajo do të bëhet me katër korsi si dhe me infrastrukturën përcjellëse sipas standardeve të parapara për këtë kategori rrugësh.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …