Shkolla në Drobesh të Vitisë përfiton një donacion të rëndësishëm nga Shkolla Amerikane në Kosovë

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “ Dëshmorët e Vitisë” paralelja e ndarë në fshatin Drobesh të komunës së Vitisë, ka pranuar një donacion nga Shkolla Amerikane në Kosovë. Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, bënë me dije se ky donacion do të thotë shumë pasi që përfshinë gjëra të ndryshme në interes të ngritjes së cilësisë në arsim. “Faleminderit Shkollës Amerikane në Kosovë e cila ndau një donacion të vlefshëm për shkollën në fshatin Drobesh me të cilën ata kanë përfituar mjete të ndryshme pune, inventar për shkollë si karrige, tabela, dollapa, kënd të lojërave, libra dhe mjete tjera te cilët do të ndikojnë pozitivisht në procesin mësimor në këtë shkollë”, u shpreh Drejtoresha Emini.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …