leoni

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Rahovec për vitin 2019

Nën kryesimin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të anëtarëve të komitetit dhe monitoruesve të UNMIK-ut zyra në Pejë dhe LMT-së është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB) për vitin 2019. Gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Rahovecit për muajt Janar-Shkurt u vlerësua e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Në hapjen e mbledhjes, kryesuesi njëherit edhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi tha se vlerësimi për situatën e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, bazuar nga informatat që kemi, mund të them se siguria është e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. “Gjatë kësaj përudhe jemi përballur me zjarre të cilët nuk ishin të pakta, por zyrtarët përgjegjës e kanë menaxhuar mirë këtë situatë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është hapur palestra sportive “Mizahir Isma” dhe janë mbajtur garat sportive të kupës së Kosovës në Basketboll, dhe se gjatë gjithë ditëve sa ka zgjatur ky aktivitet nuk ka pasur asnjë problem, për këtë dua ti falënderoj zyrtarët e FBK-së dhe Policinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Komandanti i Stacionit Policisë në Rahovec, kapiteni Osman Ismajli, ka raportuar për gjendjen e sigurisë për muajt Janar -Shkurt të këtij viti, duke theksuar se gjendja është stabile me rënien e krimeve për 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka pasur 13 raste të vjedhjeve të rënda dhe 4 të dhunës familjare, ndërkaq si brengosëse apostrofoi gjendjen e përgjithshme në komunikacionin rrugor. Hasan Përboqi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka raportuar për shkaktarët e zjarreve në periudhën raportuese dhe sipas tij gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 43 zjarre, 3 zjarre në objekte, 28 zjarre fushore dhe 12 zjarre malore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …