Fillojnë operimet ajrore në relacionin Prishtinë-Paris

Falë angazhimit të subjekteve vendore të avicionit civil, përkatësisht transportit ajror, për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë formë transporti, vazhdimisht po krijohen kushte e lehtësi për udhëtim të shpejtë, komod dhe me kosto më të favorshme.

Hapi i fundit në këtë drejtim është linja e re e drejtpërdrejtë ajrore Prishtinë – Paris, që ka startuar ditën e fundit të muajit të kaluar. Pra, që nga data 30 qershor 2016, aviokompania “Easyjet”, e cila operon me çmime të lira, ka nxjerre në shitje biletat për fluturime të drejtpërdrejta Prishtinë – Paris dhe anasjelltas. Pas Berlinit, destinacion ky në të cilin operimet kanë filluar kohë më parë, ky  është destinacioni i dytë për në BE, për të cilin çmimet e biletave fillojnë nga 30 euro.

Kjo është edhe një nga dëshmitë se politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës po japin rezultatet e duhura në zhvillimin e  tregut në baza konkurrente.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …