Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: Fati i BREXITIT është rirreshtim shumë i vështirë për BE-në, por i dobishëm për Evropën

Rëndësia e brexit është në faktin se më nuk ka të drejtë ta ndalë askush në shtetet e demokracisë, këtë fenomen shumë të drejtë. Italexi në vijim do të jetë më i rrezikshmi nëse kërkohet për ardhmërinë e  BE-së. Brexi ka krijuar hapësirë revolucionare për shkëputje të shteteve nga BE; shkëputje ose pavarësi brenda shteteve siç do ishte e drejta për autonomi të plotë për: palestinezët, për kurdët, për tibetasit, për (në Rusi) çeçenët- për…, për këta popuj në kuadër të Serbisë: vllahët në Negotin afro 2 milion; hungarezët në Vojvodinë afër 1 milionë, boshnjakët në Sanxhak, baskët dhe katalonasit në Spanjë, hungarezët në Rumuni, plotë kërkesa të tilla kombëtare, anë e mbanë botës për t` u pavarësuar. E vërteta, pro brexit ishte Familja Mbretërore e Anglisë(!), ku pushojnë tri-katër dëshira kombesh për mini brexe.

Brexitit në “siujdhesën” ma të lavdishme të Evropës ka shkaktuar kaos në sisitemin financiar, ka shkaktuar frikë në Evropë dhe pasiguri në tërë Botën. Çrregullime drastike ( të fenomenit breshër!) janë shkaktuar sidomos në sistemin bankar, ku disa monedha me karakter “global”, janë dëmtuar shumë rëndë. Do kalojë një kohë derisa të riparohen.  Kështu, Evropa pas 43 vjetëve është dërmuar sikur të shpërthente lufta e “parë” botërore,(jo e treta!), edhe një herë, por ende nuk dihen përmasat e djegies së “pacientit” (BE). BE e ka forcuar tejmase institucionin e shtetit, por e ka dobësuar tejmase institucionin e kombit. BE ka hapur dilema: primare është kombi apo shteti. Dhe në këto dilema është “djegë” anglezi kokëlartë. Atij iu kanë mërzitë kufiet në vesh në Parlamentin evropian. Anglezi nga natyra nuk do përkthime, nuk do pozitë inferiore, do primat dhe dhe ka dituri për t` i dalë zot atij bregu , që quhet civilizim. Prandaj, çdo reagim i shpejtë tani duket si shpëtim , por edhe çdo lloj rirefendumi dhe plebishiti, do të ishte një demagogji e imagjinuar për ta pa shitur me fuqinë e  forcës. Është kështu, sepse një jo e brexit është pritur gati qe një dekadë, dhe ky konstatim është i saktë. Po kush t`i shpëtojë falimentimet? zinxhirore në BE deri më 23 qershor 2016, ka qenë shoqëri e zgjedhur-notabël, si thonë francezët e civilizuar. Pas 23 VI 2016, fillon epoka e re e Evropës në shekullin XXI, ku të gjitha kombet dhe shtetet do të frymojnë me mundësi sovrane dhe lirshëm. Ashtu do të duhej të ishte, por. Askush, ma nuk ka të drejtë t` u thotë katalonasve  etj. “nuk keni të drejtë në katelexit”!

Të paktën guximi i Britanisë ka dëshmuar se ka ardhur koha që disa shtete (besa edhe kombe) nuk mundën ma të jetojnë duke bërë shpenzime enrome dhe duke jetuar si parazitë. Këtë peshë më së miri e dinë Gjermanët punëtorë dhe patriotë, por fati i tyre duhet të rrugëtojë kështu në BE, sepse duhet mbyllur gropat e së kaluarës.  Për këtë fenomen historik, mbi gjysma e kombeve të Evropës sot nuk ka histori të shkruar nacionale, por kanë sociologji të shkruar politike. Madje edhe anglezët vet, kur shkruajnë për kolonitë e tyre , historinë e atij ambienti e shndërrojnë në sociologji. Krahsone kërkesën e para dy viteve nga Ankaraja kur erdhën në viset shqiptare dhe na urdhëruan të: “shkruajmë histori tolerante”. Reagimet, sidomos në Kosovë ishin të nivelit të kërkuar kombëtar. Tirana gati patë rënë në provim!. Mos të flasim për shqiptarët në Maqedoni, të cilët një milion maqedono-bullgar po i sjellin në “maje të gishtit”. E sociologjia nuk është shkencë fare, por është disiplinë e regjimeve?!. Ndërsa, një organizatë si është BE , apo Gjermania t` i mbajnë dy –tri shtete, e ato mos të dinë se kur është mjaftë, me harxhime pa mbulesë, si duket këtij fenomeni atraktiv politik i ka ardhur fundi.

Në realitet, brexit ka dëshmuar një aksiomë se në të ardhmen a duhet më shumë Gjermani, apo duhet më shumë Evropë, në këtë kontinent të intrigave dhe prapaskenave të vjetra e të reja. Të investosh në ekonomi do të thotë të rrezikoish në një mënyrë. Në BE sidomos Greqia ka harxhuar para të taksapaguesve evropianë pa asnjë kriter. Nuk ka grek të pasur e të pasur janë një pjesë jo e vogël e tyre, që nuk ka jahtë, që nuk ka para të gatshme në bankat evropiane (nja 300 000 miliardë dollarë!), nuk ka grek i pasur që nuk e ka të paktën ndonjë ujdhesë apo plazhë private detare. Të gjitha këto janë arritur me faktin se Greku ka vielë diersë nga Perendimi i “egër” dhe nga Lindja e “dashur” për ta. Greku nuk është gjermanë, por është grek, për interes të veti nuk dinë çka është e Evropa, e me bekimin e Britanisë, Francës, dhe së voni më së shumti të Gjermanisë është anatri më i privilegjuar në BE. Nga vjen ky fenomen, nuk është as çështje e re, por është shumë e vjetër. Nuk thuhet rastësisht në shekullin XIX : “hynë në borxhe si greku”!.

Brexiti zbuloi edhe një fenomen se megalomania dhe arroganca  kanë marrë fund në BE, dhe nuk ka ma për hatër të askujt të sakrifikohesh.  Ky fakt tregon anën e dobishme të brexit, i cili si duket do të shoqërohet edhe me ca të tjera ikje si : Italexit; Frexit; Nexit; Kataloxit; Skocixit e kështu domino. Brexit ka marrë vendim që me guxim të zhveshet DYMENESIA në politikë. Dhe, nuk është e vërtetë se Brexitin e ka shkaktuar çështja e refugjatëve. Ky konstatim është vetëm një hipokrizi politike evropiane. Por, Britania ka hy në BE me dy mendje dhe kurrë nuk ka qenë shtyllë e sigurt e saj, në te e ka shty pasuria në luftën për primat. Si është e mundur që Britania nuk e ka pranuar monedhën “EVRO”, si është e mundur që tërë kohën Britania i ka ushtruar dy standarde rreth lëvizjes së lirë të njerëzve , rreth tregtisë dhe rreth deponimeve bankare në vendet e treta. Ky fenomen nuk është diskutuar, por është pëshpëritë.

Brexiti ka zbuluar fenomenin se nuk mund të pajtohet me Gjemrninë e të ketë rrol dytësor në kreimin e politikës së jashtme të BE-së. Brexiti ka zbuluar se BE qyshë më 2005 ka deshtuar në perspektivën e vet evropiane duke refuzuar Kushtetutën, e cila synonte dhe skansioninte një Evropë të krishtrere (!), në të cilën ka investuar shih edhe pushteti neofashist i Millosheviqit , sodmos pas 31 marsit 1998, duke i tubuar rreth Beogradit të gjitha kishta krishtre të Evropës , pa dallim , eduke synuar “uniatizëm” perfid dhe meskin që të luftohet civilizimi isalm në Evropë hapur, sodomos duke e dytësuar Vatikanin dhe duke e primarsuar Patrikanën e Stambollit, alias të Beogradit (lexo edhe Moskës). Ndërsa, raportet e protestantëve dhe Vatikanit dihet se në çfarë rapotesh janë gati qe dyqindë vjetë e më tepër. Raportet me botën Islame janë një kaptinë në veti dhe ato raporte nuk mund të zbërthehen pa u inkorporuar edhe SHBA, dhe politika e Izraelit në përgjithësi, sidomos pas vitit tragjik për botën arabe më 1957. Brexi pra i ka rrënjët e veta të shëndosha dhe nuk duron rrol dytësor në BE, sepse gjuha e tij është primogeniturë e pa diskutueshme, sepse prapa i qëndron SHBA-ja anglofone. Këto fenomene të fonetikologjisë politike nuk janë në tryezat e diplomatëve, por ata dhe këta hanë me lugët e këtij fenomeni.

Tani në skenë kanë dalë fuqishëm partitë e sovranitetit, integritetit dhe identitetit. Ndërsa, partitë që e peshojnë politikën e tyre me ideologji , slloganin: liri, barazi, vëllazëri- e ku ishte krijuar parrajasa e quajtur BE, është demoluar rëndë,fare rëndë dhe kush do të fitojë , bota është gjetur para sprovave të rreshtimit inteligjent politik. Tani sindromi totalitar i mbuluar me identitet komuniteti po maskohet nën parullën se globalizmi do të përhapet, por nuk është ma si para 23 qershorit 2016. Kjo hipokrizi politike, ka për qëllim që të uriturit dhe të varfrit le të presin dhe të shpresojnë në kolaterizëm mëshirues nga ata që deri dje e kanë dhunuar lirinë në çdo cep të saj.

Po shkruhet se Brexi ka zbuluar dëmet që i ka sjellë epoka e refugjatëve, epoka e bankave të pakapshme në përfitime, epoka e industrisë së krijimit të institucioneve të BE pa mbulesë, sepse ky institucion nuk ka pasë Kushtetutë nga viti 2005, kur është provuar të fitohet. Dhe kjo humbje ka ardhur si shkaktar se Evropa dëshiron-nuk dëshiron, të quhet kristiane –puroreligjioze. Kjo dymendësi ka dalë tani në shesh.

Sa i takon pozitës së Kosovës në kohën pas Brexit, po theksoj një realitet historik: Kam jetuar në kohën (1945-1989) kur ishte e ndaluar me qenë i pasur; kam jetuar në sistemin fashist (1989-1999), kur ka qenë e ndaluar me qenë shqiptar. Tani po jetojë në sistemin e ashtuquajtur demokratik ku shfrytëzohet çdo mjet për t` u bërë i pasur brenda javës. Ky fenomen nuk është kapitalizëm, por despotizëm klasik. Por ky realitet ka prodhuar një kundër realitet, sepse është shndërruar shteti më i ri në Evropë (Republika e Kosovës, në nivel të tillë janë 86% të shteteve të Evropës) në një gjykatore. Për çdo ditë dallimet në mes të varfërve dhe pjesëzës se të pasurve po vije e po bëhet më të mëdha. Ndërsa, për çdo ditë ndien kërkesa që duhet të shtohen prokurorët, policët dhe gjykatësit. Nuk shtrohet pyetje që të zvogëlohen krimet dhe të zvogëlohet aparati shtetërore, e pastaj nga ekonomia e begatë çdo gjë do të mjaftonte të investohet në zvogëlim të varfërisë.

Ndoshta do të jam i pari që pas 30 vjetësh do ta citojë dikush Marksin në Kosovë, jo për t` u kthyer kah ai por për të mësuar diçka në histori që ajo mos të përsëritet: “ Në qender të Anglisë- (ose Francës si të doni), në një ditë të dimrit shumë të ftoftë kuvendojnë: Nëna dhe djali i saj. Djali: Po bënë shumë ftoftë nënë, do të ngrihemi nga acari; Nëna, nuk kemi thëngjill. Djali, pse nuk kemi thëngjill për t` u ngrohur. Nëna- Nuk kemi , sepse ka tepër thëngjill”!. Çka do të thotë kjo, symbyllur të drejton edhe kah një filozofi Antike. Po kthehem tash te Ezopi famëlartë: Bisedojnë dhe grinden Nëna dhe djali (segment ky prej kah Marksi ka nxjerr një aksiomë sociale dhe politike). Djali sipas Diogjenit është i lindur i verbër. Dhe, në grindje e sipër fillon për të rrejë Nënën. Nëna si Nënë , gjithmonë e shenjët shpërthen: “Nuk është tragjedi që të kam lindur të verbët (qorr), por është tragjedi që me fjalët tua, me sjelljen tënde je kah rrenë”.

E njëjtë, BE para 43 vjetëve lindi pa u studiuar mirë, lindi si të ishte e verbuar. Dhe kenë e ka lënë pa thëngjill, e kenë pa sy, taksën do ta paguaj populli-punëtori, babai i atij djalit që mërdhihet, sepse ka qymyr, por babai është larguar nga puna sepse pronari i qymyrit nuk e ka shitë mallin dhe si institucion pa para, shkakton kriza sociale. Dhe në vijim fati i të verbrit një kohë të gjatë askush nuk i ka besuar, sepse jeton në luks, me sy dhe me djersë të huaj. Tani, kur rrenat që i kanë sjellë fëmijët si: Greqia,Sllovakia, Rumunia,Italia e ndonjë tjetër, kanë filluar të kullojnë, më së miri i ka kuptuar anglezi , shumica (52%). Nuk duan ma të paguajnë rrenat greke me 560 miliardë dollarë, ndërsa grekët në bankat e tyre i kanë 300 miliardë dollarë dhe prej tyre marrin kamata. Këto fakte të sjella në formë gromade, institucionet e Evropës në Bruksel nuk i thonë, por prej tyre po vuajnë dhe në to do të pasojnë. Sot askush nuk mund ta injorojë kundërthënien që ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë si kunderthënie në mes dollarit dhe evros. Funta angleze dhe franku zvicarn as nuk duhet të ëndërrojnë se mund të i dëmtojnë këto dy monedha super gjigante, me mbulesë të fuqishme ekonomike, të pasurisë me një anë, por edhe të FORCES n` anën tjetër. Po, ka kvnatitet në botë ende si: Kina, India,  Indonnezi apo Brazili…, por fuqie e tyre mbetet ende çështje hulumtuese matematikore pitagoriane, trekëndshi i të cilave nuk do të bëhet konvergjent edhe dyqindë vjet. E pastaj, kombet duhet t` i kthehen natyrës së sovranitetit gjithsesi.

Lidhur me këtë që e thash më lartë del konkludimi se problemi më i madh në jetë është kur duhet të jetosh dhe për diçka që nuk të pëlqen “melodia”, duhet ndryshuar këngën , duhet të pendohesh. E përkthyer politikisht, kjo do të thot se problemi i debaklit në politikë është se duhet të mbijetosh dhe të përmirsohesh me njëfar pendimi, por mjerisht politika nuk është religjion që përmes pendimit i” lanë mëkatet”. Në kushtet e ekonomisë së tregut, me e humbë lirinë nuk do të thot me  e humbë vendin e punës. Por nëse e ruanë vendin e punës dhe e humbë lirinë, do të thotë je ma i varfur se pse ke humbur çdo pasuri-lirinë. Anglezi ballëlartë nuk don të jetojë me kakulime greke, “hy në borqe dhe do të paguajë diksuh”. Dhe një pjesë të evropianëve i ka përfshirë zhgënjimi : ‘pse ishte anglezi” në një dhomë me neve në hotelin e quajtur BE. Kështu figurativisht duhet të kuptohet se pabarazia sociale me të cilën dikush është “burrëruar”, do t` i përfshijë një ditë edhe ata që ua imponojnë të tjerëve vendet e punës, për t` i blerë pasi që këta të fundit e kanë shitë lirinë për përfitim të çastit. Si duket, anglezët ma në fund duan ta blejnë lirinë e çastit për liri të plotë, sepse kanë krijuar diçka së bashku me evropianët tjerë, sikurse që u krijua komunizmi dhe si instrument pa mbulesë barazie del se dështuan të dyja: edhe komunizmi (çka ishte evrokomunizmi?) edhe BE-ja në dështim evolutiv. Kështu, erdhi një ditë që ata që diktuan lirinë janë lodhë duke shpenzuar “kalori”, për ta mbajtur nën rrogoz padrejtësinë. Dhe përhapësit e dobësive dhe të gjysëm të vërtetave do të paguajnë ma në fund taksën të cilën nuk e kanë paguar një kohë të gjatë, sepse kanë jetuar në iluzione dhe premtime megalomane .

Tani kur ka ardhur në shansë pika kritike e BE janë anglezët ata që të parët ia kanë kthyer shpinën “shtëpisë së madhe” . Dhe a do ta krijojnë prapë besimin, mendojë se do të duhet të kalojë një kohë shumë më  e gjatë se sa vërehet tani. Dhe shtrohet pyetja. A ka qenë projekti i BE-së diçka si ai i evro komunizmit në vitet gjashtëdhjetë të shekullit kaluar? Koha tregoi se po. Tani nuk ka dilemë edhe pse Mbretëria e Bashkuar dëshmoi se dëshiron të dallohet nga të tjerët në Evropë, por me këtë “megalomani” do të pësojë me siguri në fillim në shumë lëmi , që do të thotë se brexiti e ka plagosë jo vetëm Anglinë por edhe tërë Evropën. Edhe ky fakt i dëmshëm duhet studiohet sepse problemi është shumë-dimenzional. Dhe, ky invaliditet, duhet të thuhet se në asnjë nivel nuk e forcon Rusinë apo Kinën, sepse as njera e as tjetra nuk kanë kapacitete teknologjike dhe intelektuale që i ka BE, e sidomos Gjermania. Brexiti tërthorazi i ka forcuar SHBA, sepe dollari vazhdimisht ka qenë në konkurencë të egër me evron. Tani vlera e dollarit një kohë do të ngadhnjejë, por nuk do të qëndrojë në fron sa admiron. Në luftë për ekzistencë do të mbetet petrodollari, që duhet mbijetojë. Nga brexiti në Ballkan pas Serbisë më së shumti duhet të frikëohet Maqedonia e cila shqiptarët ende i konsideron qytetarë të rendit të dytë.  Për ndinjen kombëtare shqiptare në Maqedoni, duhet hapur të thuhet: brexit ante portas. Por kjo e drejtë nuk mund të realizohet me politikanë analfabet, të cilët Marrëveshjen e Ohrit, që ua imponoi BE, e kanë harruar. Edhe çështja çame në Greqi duhet valorizohet mbi këto valë llogitudinale politike dhe legjitime. Dhe ta shtrojmë këtu një pyetje me brexit, a po i kthehet bota sërish konfliktualitetit, mendoj s e kjo çështje  është shumë e vështirë të spjegohet, por luftë me përmasa besojë s enuk do të ketë, sepse pasuria sa përçanë aq edhe bashkon. Kështu do të ruhet balansi, sepse fuqitë tani për tani mund të kërcënohen vetëm me luftë nukleare, por e dinë shkencëtarët e tyre se aty do të digjen edhe vet. Shkencërisht është kështu. A do të dali ndonjë politikanë i tipit Neronit, për këtë askush nuk mund të garantojë kurrë, sepse pas shumë luftërave tragjike është thënë se ma nuk do të na ngjajnë kurrë, por kanë ngjarë edhe më të egra, se sa “simotrat e tyre” shkatrrimtare.

Ndërsa, në Republikën e Kosovës, asnjë politikanë ma nuk ka të drejtë morale të shesë mjegulla popullit , po shkojmë drejtë BE-së, duke i detyruar qytetarët dhunshëm t` u besojnë. PO, BE e ka kryer një mision revolucionar në Evropë. E ka nivelizuar në masë të madhe rëndësinë e legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit në çdo shtet. Kjo e arritur duhet të çmohet si historike. Por duhet të thuhet se në lëmitë tjera (si në arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport etj.), rrethi aproksimativ i BE-së ka shumë punë për të dëshiruar.

Në rrethanat që i shtruam më lartë, në Evropë, po nuk u reaguan shpejtë në rrafshin politik, jo në atë ekonomik, do të lindin ekstreme të djathta dhe të mjata-totalitare edhe më fuqishëm se sa janë dukur deri me tash në shekullin XXI.Në lidhje me këtë, disa herë kam shkruar se në BE nuk ka kurrfarë dashurie, por ka interesa që lidhen me pasurinë. Evropën pra, e ka bashkuar pasuria, dhe ata që atë pasuri nuk e kanë, iu mungon evropeizimi i konsideruar si instrument i sigurt, që në te duan të largohen në rreth dhe nga rrethi tani, sepse janë të pasigurt në te dhe pa te. Dymendësia është në sporvë, surrogatët do ta paguajnë ma në fund kusurin e dobësive në BE. Dhe, a do të ndikojë SHBA , Rusia dhe Kina në BE, kjo pyetje do theksuar se ndikimi do të mbetet latent, por nuk do ta përthekojë ma tërë trupin e saj.

Cili është fundi i BE –së, apo rifillimi i saj pa Anglinë, e disa brexa tjerë ma të imtë, por shumë më domethënës, sepse pasiguria sociale ma nuk mund të blihet në Greqi… me para të pista që u vijnë nga taksapaguesit evropianë. Dhe çka pret prej kësaj mjegulle “ariu i Sibirit”, del sheshazi pazari i ri i shekullit. Në 10 vjetet e ardhshme BE do të gjendet në një sprovë shumë të egër për mbijetesë, sepse kundërthëniet sociale do të eksportohen nga Lindja e afërt, duke iu kthyer bumerang asaj bota që e ka prodhuar.

Në këto koordinata politiko-ekonomike dhe socialo-psikologjike, shtrohen dy kahe të trustit organizativ evropian, që në një mënyrë është dekompozuar në shkallën më të lartë të “lilzimit”. Psikologjia e organizmit do të drejtohet me moton: trupi i shëndoshë në mendje të shëndoshë. Psikologjia e shpirtit do të drejtohet me moton kontra: mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë. Harmonia në mes njërës dhe tjetrës, do të ngjallë kërshëri revolucionare për progres te pjesa që nuk është Evropë. Dhe kështu psikologjiksht dhe materialisht Anglia, do të bëhet prapë eksportues i progresit. E pra, referendumi në Angli, e forcon të drejtën sovrane te popujve për pavarësi. Kjo e drejtë do të ketë ende reperkusione ekonomike (je aq financiare) , por do të forcojë psikologjinë revolucionare për organizim, për ndarje të punës, për ndarje të funksioneve, e të gjitha ato funksione të drejtohen kah një platformë kombëtare. Jo e re, as  e vjetër, por realiste. Referendumi në Angli e forcon luftën e popujve të shtypur dhe të shfrytëzuar dhe i drejton për pavarësi; e zhveshë pozicionin e dëshirës dështuese të parazitëve dhe psikologjinë shpirtërore eksploatuese, me qëllim që të domojë në psikologjinë organike drejtë valorizimit shoqëror dhe politik, drejtë krijimit të një sistemi ku jetohet me djersën e ballit, i dëlirë dhe i lirë për interes kombëtar dhe të njerëzimit. Ky fakt është edhe integrues, por është dallues dhe vetëm në dallime dhe bashkëveprime civilizimet shkojnë përpara.

 

Më 29. 6. 2016

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …